Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj kohe janë shënuar 61 raste pozitive.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.813.440 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.179 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.257 testime, 61 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. / Gazeta Enigma.