Big Basta dhe Vesa Luma reagojnë nga Zelanda e Re në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Big Basta dhe Vesa Luma reagojnë nga Zelanda e Re në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Tashmë është hapur procesi i votimit në Shqipëri, ndërsa qytetarët do të vendosin se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Rreth 3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri, do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Lidhur me këtë, një reagim në rrjete sociale e ka bërë edhe reperi Big Basta së bashku me partneren e tij, këngëtaren Vesa Luma.

Mirmengjes miq! Dite e mrekullueshme sot e sidomos me diell, si shenje e mire per te na treguar se cdo gje do shkoje…Posted by Big Basta on Saturday, April 24, 2021

Çifti, të cilët jetojnë dhe veprojnë prej vitesh në Zelandë të Re, shpresojnë që të fitojë më i miri.

“Mirmëngjes miq. Ditë e mrekullueshme sot e sidomos me diell, si shenjë e mirë për të na treguar se çdo gjë do shkojë perfekt. Na ka marrë malli për Shqipërinë dhe urij që sot të fitojë më i merituari dhe pa u prekur apo cënuar dinjiteti ose vota. Ju duam shumë”, ka shkruar reperi në një postim në Facebook.

“Mirëmëngjes. Ju urojmë një ditë të qetë si oqeani sot. Le të fitojë më i miri”, shtoi Vesa në anën tjetër.

Related Articles