Bashkësia Islame e Kosovës ka pranuar sot donacion mbi 11 ari tokë në Llabjan të Novobërdës.
Kjo tokë do të përdoret për varreza, meqë deri tash kishte mungesë hapësire.
“Bashkësia Islame e Kosovës dhe banorët e fshatit Llabjan të Novobërdës nga sot do të mund të shfrytëzojnë këtë hapësirë të re. Afrim Arifi dhuroi këtë hapësirë e cila do të shfrytëzohet nga komuniteti që deri më sot kishte mungesë hapësire për varreza”, ka shkruar BIK.