BIK: Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt hytbe kushtuar 28 Nëntorit

BIK: Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës u mbajt hytbe kushtuar 28 Nëntorit

BIK-u ka njoftuar se në të gjitha xhamitë, anekënd Kosovës, sot, me rekomandim të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, u mbajt hytbe e përbashkët kushtuar festës së 28 Nëntorit.

Në këtë hytbe, 28 Nëntori, u tha se më nuk mbetet vetëm një datë e rëndësishme në kalendarin tonë, por, tashmë kjo datë është një simbol i bashkimit rreth interesit kombëtar,

“Duke e cilësuar përkushtimin për atdheun si një detyrë fisnike të çdo qytetari, u përmend se dashuria për atdheun të afron më tepër te Zoti dhe se, sakrifica për të, është një vepër që të ngre në radhët e dëshmorëve”.

“Një nga pikat që u përmend gjatë hytbes ishte edhe kontributi themeltar i parisë myslimane për kombin dhe arsimin, duke ngre zërin kundër keqdashësve, të cilët sot po synojnë që ta shndërrojnë çështjen kombëtare në burim përçarjeje”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Related Articles