Bilanci Tregtar në Kosovë për 2025: 1 miliard euro importe dhe vetëm 127 milionë euro eksporte

Bilanci Tregtar në Kosovë për 2025: 1 miliard euro importe dhe vetëm 127 milionë euro eksporte

Kosova duket se po përballet me një përkeqësim të bilancit tregtar në fillim të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, eksportet në muajt janar dhe shkurt të vitit 2025 shënuan një rënie krahasuar me të njëjtit muaj të vitit të kaluar.

Kjo ka sjellë një rritje të deficitit tregtar, duke theksuar shqetësimet për stabilitetin ekonomik të vendit.

Ky trend negativ në eksportet e Kosovës mund të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe mund të kërkojë ndërhyrje të politikave për të balancuar tregtinë dhe për të rritur konkurueshmërinë e produkteve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Në muajin janar 2025, deficiti tregtar i Kosovës arriti në 414,1 milionë euro, një rritje prej 29,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të publikuara, eksportet e Kosovës për këtë muaj ishin vetëm 59,7 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 1,1 për qind.

Në fillim të vitit 2025, importet në Kosovë u rritën ndjeshëm, duke arritur një vlerë prej 473,8 milionë euro, që përbën një rritje prej 24,7% krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar.

Kjo ka çuar në një vazhdim të tendencës rritëse të deficitit tregtar, i cili në muajin shkurt arriti në 451,4 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 13,6% në krahasim me shkurtin e vitit 2024.

Ndërkaq, eksportet për muajin shkurt të vitit 2025 shënuan një rënie prej 4,3%, duke arritur në 67,3 milionë euro.

Kjo u pasua nga një rritje e importeve, të cilat arritën 518,6 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 10,9% krahasuar me vitin e kaluar.

Ky përkeqësim i bilancit tregtar vë në dukje sfidat që përballet Kosova në ruajtjen e ekuilibrit të saj ekonomik./GazetaEnigma/

Related Articles