Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 1 tetori mund të blihet bileta e autobusit të “Trafikut Urban” nëpërmjet SMS-it.
Nënkryetarja Donjeta Sahatçiu ka shkruar në Facebook se nëpërmjet kësaj mënyre mund të blihen biletat ditore dhe njëdrejtimëshe në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C dhe për biletën vajtje-ardhje në aeroport.
“Lehtë e shpejtë! Siç e kemi paralajmëruar, për herë të parë, qytetarët e Kryeqyteti Prishtina mund të blejnë biletën njëdrejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala”, thuhet në njoftimin e saj.