“Biletat janë pa pagesë”, kryetari i Malishevës fton tifozët për ndeshjen ndaj Dritës

“Biletat janë pa pagesë”, kryetari i Malishevës fton tifozët për ndeshjen ndaj Dritës

Kryetari i KF Malishevës, Afrim Bytyqi, ka vendosur që t’i shpërblejë tifozët me bileta gratis që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Liman Gegaj” për ta mbështetur skuadrën në ballafaqimin me Dritën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës.

Bytyqi i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka vendosur që t’i paguajë të gjitha biletat për ata që do të jenë aty për ta përkrahur skuadrën e tij e cila po lufton për të siguruar mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës.

Kjo sfidë zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00.

“Miq të dashur, tifozë të dashur te klubit tonë KF Malisheva, ne kemi nevojë për shoqëri për një atmosferë të zjarrtë nesër. Ju pres aty, mirë se vini. Biletat i kam marr unë, të gjitha gratis i keni. Ejani të kënaqemi në ora 13:00. Na priftë e mbara”, ka shkruar Bytyqi./Gazeta Enigma/

Related Articles