Ditëlindjen e 22-të do ta mbajë mend gjatë.
Dy gola për dy numra të datës së lindjes për futbollistin Albion Pllana, shkruan Gazeta “Enigma”.
Futbollisti mitrovicas i futur në pjesën e dytë të lojës në duelin ndërmjet Llapit dhe Trepçës ’89 arriti të realizoj dy gola brenda pak minutash.
Pllana pati paraqitje fantastike në këtë përballje, teksa për pak nuk arriti ta ndihmoj ekipin mitrovicas të marr fitoren e parë kampionale.
Kujtojmë që Trepça ’89 barazoi po me rezultat 2-2 edhe në takimin e parë kampional. Pas dy xhiros ‘minatorët’ kanë dy pikë. /Gazeta Enigma/