Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko thotë se fillimi i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë ngre shpresën se konflikti mund të përfundojë, raporton agjencia e lajmeve RIA.
Raundi i parë i bisedimeve për kufirin Ukrainë-Bjellorusi dje nuk dha rezultate të prekshme ndërsa luftimet në Ukrainë vazhdojnë.
Ndërkohë, Bjellorusia nuk ka plane t’i bashkohet operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, tha Lukashenko, pavarësisht pretendimeve për të kundërtën, shkruan Skynews, transmeton Gazeta Enigma.
Dhe ai mohoi pretendimet e Kievit se trupat ruse po sulmonin Ukrainën nga territori i Bjellorusisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse Belta./Gazeta Enigma/