Anëtari i bordit të ligës qytetare shqiptare amerikane, Faton Bislimi, ka thënë se ekziston një opsion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Prishtinë-Beograd, ku Kosova fiton gjithsesi.
Në një lidhje direkte nga ShBA-të në Speciale të Klan Kosovës, ai ka theksuar se Kosova duhet të tregojë gatishmëri për t’u ulur në tavolinën e dialogut dhe të nënshkruajë sepse sipas tij ky opsion ka në qendër njohjen reciproke.
Sipas tij, Serbia do ta refuzojë një opsion të tillë dhe kështu Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në NATO.