Zëvendëskryeministri i parë për Integrim, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt.
Bislimi e informoi ambasadoren edhe mbi zhvillimet aktuale në vend dhe procesin e dialogut.
I dyti i Qeverisë Kurti falënderoi ambasadoren për mbështetjen e pareshtur të Kanadasë për Kosovën, duke veçuar përkrahjen ndaj proceseve të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Palët biseduan rreth raporteve bilaterale dhe potencialit për zgjerimin dhe thellimin e tyre edhe më tej. U theksuan bashkëpunimi mes kuvendeve dhe deputetëve të dy shteteve, ngritja e marrëveshjeve apo memorandumeve të mirëkuptimit për fuqizim të ndërveprimit në fusha me interes të përbashkët dhe forcimin e lidhjeve në sferat ekonomike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.