Bislimi flet për zhvillimet në Kosovë me ambasadoren e Kroacisë

Bislimi flet për zhvillimet në Kosovë me ambasadoren e Kroacisë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mirëpritur të martën ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Siç ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, Bislimi dhe Barishiq kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Kosova dhe Kroacia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme, të cilat u riafirmuan dhe në takimin e sotëm. Bashkëpunimi mes dy shteteve tona dhe intensifikimi i marrëdhënieve ishin në fokus të diskutimit”, thuhet në njoftim.

Më tej, Barishiqi është falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Related Articles