Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, është takuar me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilník.
Gjatë kësaj mbledhje, Kostilnik u shpreh se Sllovakia është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e Integrimit Evropian si dhe asaj të ekonomisë.
Gjithashtu, me theks të veçant tha Kostilnik tha se janë duke duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse
Kurse, Bislimi i kërkoi atij që Sllovakia ta njeh Kosovën.
“Zv. kryeministri Bislimi e falënderoi Shefin e Zyrës Ndërlidhëse për vizitën dhe urimet, duke e mirëpritur interesimin e Sllovakisë në procesin e dialogut. Ai e informoi Kostilnik se Qeveria e Kosovës synon që t’i kthehet procesit të dialogut duke qenë mirë të përgatitur. Po ashtu, ai i bëri thirrje Sllovakisë që të bëhet pjesë e grupit të BE-së që e njeh Kosovën”, thuhet në njoftimin e bërë për media.
Tutje në njoftim thuhet se “diskutimi vazhdoi për planet e Qeverisë për zhvillim dhe mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve”.