Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë vaksina.
Tutje, Bislimi ka thënë se vaksinat që ka marr Kosova deri më tani, nuk janë të mjaftueshme, pranadaj ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian më shumë ndihmë në këtë drejtim.
“Kosova është i vetmi vend në rajon që ka refuzuar të marrë vaksina që nuk kanë plotësuar kriteret dhe standardet evropiane dhe mu për këtë arsye ne varemi nga ndihma e BE-së”, tha Bislimi.
Bislimi ka zbuluar se të mërkurën e ardhshme pritet që në Kosovë të vijë kontingjenti i radhës i vaksinave.