Bislimi: Liberalizuam vizat, rritëm pagat, vazhdojmë kështu edhe më 2025

Bislimi: Liberalizuam vizat, rritëm pagat, vazhdojmë kështu edhe më 2025

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se në vitin që po lëmë pas janë kryer disa punë me peshë të madhe.

Duke përmendur liberalizimin e vizave, pagesën e konsumit të energjisë në komunat veriore, heqjen e qarkullimit të taargave ilegale, respektimin e kushtetutës dhe ligjit, ka uruar qytetarët për vitin e ardhshëm.

 “Qeveria jonë, edhe këtë vit, u përkujdes për të gjithë: për shtetin, për mirëqenien, për sigurinë. Viti 2024, ishte vit i sukseseve, njëjtë si edhe vitet paraprake të këtij mandati tonë të parë të plotë qeverisës. Kosova po zhvillohet si kurrë më parë. Drejt 2025, vazhdojmë pareshtur drejt sukseseve të reja, edhe pas 9 shkurtit. Rruga është e mbarë e trajektorja ajo e duhura”, u shpreh Bislimi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Liberalizimi i vizave; fillimi i pagesës së konsumit të energjisë elektrike në katër komunat në veri; heqja nga qarkullimi i targave ilegale; zmbrapsja e prezencës ilegale të Serbisë në Kosovë përmes strukturave paralele; përballuam së bashku sulmet që na erdhën përsëri të orkestruara e organizuara nga fqinji verior; respektimi i kushtetutës dhe ligjit në çdo cep të vendit përfshirë dhe përdorimin e monedhës së vetme euro; vazhdimi në trajektoren e rritjes ekonomike: u rritën pagat në sektorin publik, u rritën pensionet, u rrit mbështetja për familjet.

Qeveria jonë, edhe këtë vit, u përkujdes për të gjithë: për shtetin, për mirëqenien, për sigurinë. Viti 2024, ishte vit i sukseseve, njëjtë si edhe vitet paraprake të këtij mandati tonë të parë të plotë qeverisës. Kosova po zhvillohet si kurrë më parë. Drejt 2025, vazhdojmë pareshtur drejt sukseseve të reja, edhe pas 9 shkurtit. Rruga është e mbarë e trajektorja ajo e duhura.

Gëzuar 2025, për një vit të mbarë e plot begati, për ju dhe familjen, e më të dashurit tuaj.

Related Articles