Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar të enjten me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun, ku u diskutua mbi qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Zyra e Kryeministrit njoftoi të enjten se sipas Bislimit, zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar e rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për t’i ofruar shërbimet e nevojshme.
“Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime”, thuhet në komunikatë.