Bislimi: Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel mbahet më 16 nëntor, ky është dakordimi i vetëm me Lajçak

Bislimi: Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel mbahet më 16 nëntor, ky është dakordimi i vetëm me Lajçak

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në një konferencë për media të mërkurën, bashkë me shefin e zyrës së BE’së në Kosovë Tomas Sunyoung, ku i është dorëzuar raporti i BE’së për Kosovën, ka thënë se me emisarin e BE’së Miroslav Lajcak kanë rënë  dakord që të shkojë në Bruksel për vazhdimin e dialogut me 16 nëntor.

“Takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet të enjten e ardhshme në Bruksel dhe ky është dakordimi i vetëm që kemi arritur. Ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar, d.m.th. takimi i radhës në Bruksel më 16 nëntor” ka thënë Bislimi.

Pas një takimi që ka pasur me Bislimin në Prishtinë Miroslav Lajçak ka thënë se gjatë takimit me të janë dakorduar për hapat e ardhshëm pa shpjeguar më shumë.

Related Articles