Bislimi takohet me shefin e ri të OSBE-së në Kosovë

Bislimi takohet me shefin e ri të OSBE-së në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë këtij takimi të parë mes tyre, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi z. McGurk për marrjen e detyrës së re dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në bisedë u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, përfshirë progresin e arritur gjatë mandatit të qeverisë, me theks të veçantë në rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës dhe rritjen e prodhimtarisë vendore.

Palët diskutuan gjithashtu raportet periodike të OSBE-së për Kosovën dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët. Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi rolin që OSBE ka luajtur në procesin e shtetndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim sa më efektiv në të ardhmen.

Related Articles