Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se në takimin e zhvilluar mes kryeministrit, Albin Kurti dhe ndërmjetësuesit europian Miroslav Lajçak, është përmendur si ide për një takim të nivelit të lartë në Bruksel.
Megjithatë, siç specifikon Bislimi, pala kosovare mendon që pa një rezultat konkret, dhe gatishmëri të palës serbe për progres dhe zbatim në marrëveshjet e arritura, nuk vlejnë takimet.
”Por, ne mendojmë që pa pasë diçka rezultat, pa pasë gatishmëri të Serbisë që të lëvizet në formalizimin e marrëveshjes dhe përkushtimin për zbatimin e saj, nuk ia vlen të ftohen takime që pastaj s’nxjerrin asnjë rezultat”.
”Meqë takimet e tilla krijojnë pritshmëri te palët”.
”Me gjasë, qëndrimi s’është fort ndryshe edhe në Beograd meqë Lajçak para ardhjes në Prishtinë ka qëndruar në Beograd”, shtoi ai mes tjerash.
Tutje ai u mburr sipas tij me arritjet që kur mori detyrën si kryenegociator, transmeton klankosova.tv.
”Në mars të 2021 kur kam marrë rolin nuk kam gjetë asnjë temë që është dialogu, e që është zgjidh. Nuk ka pasë asnjë marrëveshje të vetme që ka arrit të kryhet. Me këtë kontekst, BE nuk po konteston vendimet”.
”Ata po diskutojnë me neve, modalitete të zbatimit. Qëllimet e BE-së, janë të mira”.