Bislimi: Vendimi i BE-së për Ukrainën tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkësisë

Bislimi: Vendimi i BE-së për Ukrainën tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkësisë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pasi Bashkimi Evropian arriti akord për një pako ndihmash prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën pas një samiti të jashtëzakonshëm në Bruksel.

“Vendimi i sotëm i Këshillit të BE-së tregon për rëndësinë e unitetit dhe bashkësisë”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

“Të njëjtat parime morale që duhet të jenë si forcë shtytëse edhe për Ballkanin Perëndimor”.

“Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një hap i madh drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

Related Articles