Bizneset përfundojnë protestën, paralajmërojnë të tjera ditëve në vijim

Bizneset përfundojnë protestën, paralajmërojnë të tjera ditëve në vijim

Protesta e bizneseve ka përfunduar, siç është paralajmëruar të zgjasë deri në orën 12:00.

Disa nga maunet e vendosura në Veternik, kanë filluar të largohen.

Protesta u paralajmërua të nis në ora 10:00 dhe të përfundojë në ora 12:00.

Organizatorët kërkuan që ZRrE ta shtyjë kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë, pasi sipas tyre, kjo do t’i çojë ata në falimentim dhe në rritje të çmimeve.

Në vend të kësaj, bizneset kërkuan që kalimi në treg të lirë të energjisë të bëhet në një periudhë tranzicioni prej një viti. /Gazeta Enigma

Related Articles