Shërbimi Korrektues i Kosovës hapi tender 50,000 eurosh për blerjen e 2,000 pulave që do të dërgohen në fermën që u ndërtua enkas për to në Burgun e Dubravës.
Në tenderin që mbetet i hapur për dy javë është kërkuar edhe ushqim për shpezët, kutia të kartonit dhe 10 mijë tabakë për vendosjen e vezëve.
Këto të fundit do të përdoren për nevojat e të burgosurve por në një të ardhme mund edhe të përdoren për përfitime financiare, pra shitjes për qytetarët.
Për t’u kujdesur për shpezët do të punësohen dy të burgosur të cilët edhe do të udhëheqin me fermën.