Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ka bërë thirrje të evitohen vizitat në veri të Kosovës.
FBAK-ut përmes një postimi në faqen zyrtare ka këshilluar kundër çdo vizite apo udhëtimi në pjesën veriore të Mitrovicës si dhe komunat tjera veriore.
Kjo për shkak të rrezikshmërisë së incidenteve dhe sigurisë jo të mjaftueshme në atë pjesë të Kosovës.
Disa bjeshkatar para disa javësh u sulmuan me armë zjarri në Zubin Potok, por fatëmirësisht nuk pati të lënduar.
Postimi i plotë i Federatës Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës:
“Informatë / Information
Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës këshillon kundër çdo vizite apo udhëtimi jo esencial në pjesën veriore të Mitrovicës si dhe komunave të Zveqanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, për shkak të potencialit të dhunës dhe incidenteve të sigurisë ne atë pjesë. Turistët dhe bjeshkatarët janë të rrezikuar nga gjuajtjet me armë si dhe incidenteve të tjera të paprovokuara dhe të paparashikueshme. FBAK-u nuk mund të garantojë aktivitet e as qëndrim të sigurt dhe të qetë në atë pjesë. Rekomandohet shmangia e këtyre zonave për aq sa është e mundur, dhe nëse frekuentohen kjo bëhet në rrezikun e individit / organizatorit. Federata duhet të paktën të konsultohet para një vizite të tille, të merren këshilla dhe informatat e fundit për ato zona”.