BKT Superliga, Dukagjini – Ulpiana ndahen në paqe me barazim

BKT Superliga, Dukagjini – Ulpiana ndahen në paqe me barazim

Ndeshja e zhvilluar në Klinë mes Dukagjinit dhe Ulpianës përfundoi me rezultat të barabartë, 1- 1.

Dallku: Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve që nuk u dorëzuan deri në fund, përkundër disavantazhit.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka pranuar se skuadra e tij është dashur t’i marrë pikët e plota ndaj Ulpianës. Sipas tij, Dukagjinit i kushtuan shumë rastet e krijuara, të cilat futbollistët e tij nuk i konkretizuan.

“Nuk i konkretizuam rastet, pranuam golin dhe pastaj u angazhuam për ta shënuar golin e barazimit që e arritëm, por nuk e fituam edhe ndeshjen përkundër rasteve të shumta.

Ndeshjet e tilla arritëm, por nuk e fituam edhe ndehsjen përkundër rasteve të shumta. Ndeshjet e tilla duhet t’i përfundojmë më shpejtë. Golin e pranuam pas një gabimi në vendosje. Por, jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve që nuk u dorëzuan përkundër disavantazhit. Nuk po jemi me cinik para  portës dhe kjo po na dënon shumë. Na mbetet të punojmë dhe të jemi më efektiv për ndeshjet tjera”, tha Dallku.

Armend Dallku, trajner i FC Dukagjini

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, i cili u shpreh i gëzuar që skuadra e tij fitoi një pikë, por kishte disa kritika për skuadrën vendase të cilët sipas tij nuk luajtën Fair-Play

‘Kishim ardhur për një rezultat pozitiv dhe e arritëm qëllimin. Për mua, Ulpiana e ka fituar ndeshjen pasi lojtarët e Dukagjinit nuk e respektuan rregullin e ferplejit kur shënuan golin e barazimit. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit që ka treguar rritje në secilën xhiro dhe do të presim ndeshjet e radhës për t’u përmirësuar edhe më shumë’, ka thënë Tetova.

Edlir Tetova, trajner i FC Ulpiana

Related Articles