Blen veturë në Ferizaj, më pas e kupton se ishte e vjedhur në Suedi

Blen veturë në Ferizaj, më pas e kupton se ishte e vjedhur në Suedi

Një qytetar nga Ferizaj ka blerë një veturë në fshatin Bibaj, mesditën e së dielës nga një shtetas i Suedisë.



Mirëpo, veturën e blerë nuk e shijoi për shumë gjatë. Ndonëse kishte kryer pagesën, pas verifikimit, ai e kishte kuptuar që vetura që sapo e kishte blerë nga një shtetas suedez ishte e vjedhur.

Policia njofton se kjo veturë po kërkohej në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e Suedisë, si veturë e vjedhur.

Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari që e mashtroi qytetarin në Ferizaj është në kërkim./Gazeta Enigma/

Related Articles