Blend Baftiu largohet nga Ballkani, pritet transferimi te Drita

Blend Baftiu largohet nga Ballkani, pritet transferimi te Drita

Blend Baftiu edhe zyrtarisht është larguar nga kampionët e Kosovës, Ballkani.

Lajmin për “divorcin” e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Ballkanit në rrjetet sociale.

Aventura e Blend Baftiut te Ballkani ka zgjatur për katër vite, derisa klubi suharekas theksoi se dëshira e tij ishte të rinovonte, megjithatë Baftiu ishte ai që vendosi të largohej.

“Magjiku i skuadrës tonë, nga sot nuk do i mbrojë më ngjyrat e klubit portokalli. Klubi ynë ishte shumë i interesuar  për të vazhduar kontratën ,mirëpo Baftiu vendosi që të ndërroj ambient pasi që katër vite ka dhënë të gjitha për klubin tonë, ne si klub e mirëpritem vendimin e tij dhe patjetër se ai do të mbetet në historinë tone”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Destinacion i radhës për Blend Baftiun do të jetë Drita e Gjilanit.

Demokraica.com nga burime brenda klubit gjilanas merr vesh se Baftiu shumë shpejt do të zyrtarizohet te klubi gjilanas.

Baftiu do të nënshkruajë me “bardhekaltrit” dhe do të jetë pjesë e tyre edhe në ndeshjet e garave evropiane.

Related Articles