Gazetari Blendi Fevziu, autori i emisionit “Opinion” ka paralajmëruar publikimin e dosjeve se si ish sigurimi i shtetit komunist në Shqipëri, kishte përgjuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kjo kishte ndodhur për 20 vjet.
Fevziu madje thotë se Rugova ishte përgjuar edhe në 2 vizitat e tij në Shqipëri.
Postimi i Fevziut:
E rralle. Se shpejti ne Opinion. Ne Arkivat e Sigurimit te shtetit gjendet dosja se si per 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist pergjoi Ibrahim Rugoven ne Kosove dhe ne 2 vizitat ne Shqiperi.