Lideri i Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviç është arrestuar sot nga Policia pasi kishte fishkëlleu vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri.
Më pas politikani serb është liruar dhe i jjëjti është inkuadruar në linjë direkte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10.
Komentarori politik Blerim Gashi
Blerim Gashi me këtë rast ka fishkëllyer në studion e Politikos duke i replikuar politikanit serb, Arsenijeviq
“Ju lutëm bëhuni të dinjitetshëm dhe mos e provokojeni kryeministrin i cili nuk ka shkuar për të provokuar, por ka shkuar për të ngrënë një hamburger”, është shprehur Gashi.
Më pas ai e ka pyetur politikanin serb se “A e dini se një reagim i tillë mund të ketë një kundër efekt sa i përket integrimit të qytetarëve të pjesës veriore në kuadër të sistemit në Kosovë?”.