Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se i kërkuar ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, që t’i japin fund konfliktit në Ukrainë.
Blinken ka bërë të ditur se këtë kërkesë e bëri gjatë takimit të tyre të shkurtës në margjinat e samitit të G20 në Indi, shkruan AlJazeera, transmeton Klankosova.tv.
“I thashë ministrit të jashtëm atë që unë dhe shumë të tjerë thamë javën e kaluar në Kombet e Bashkuara dhe atë që shumë ministra të jashtëm të G20 thanë sot: Përfundoni këtë luftë agresioni, angazhohuni në diplomaci kuptimplotë që mund të prodhojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Blinken.
Ai shtoi se Uashingtoni është i gatshëm të mbështesë Ukrainën përmes diplomacisë për t’i dhënë fund luftës, por Putin ka demonstruar interes zero për t’u angazhuar.