Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka kërkuar shteteve anëtare në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të dërgojnë një mesazh të bashkuar për të ndaluar shtetet e tjera – ose grupe të tjera – të hapin një front tjetër në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit.
“Mos i hudhni benzinë zjarrit”, tha ai.
Blinken paralajmëroi Iranin se SHBA-të do t’i përgjigjeshin çdo sulmi.
“Mos bëni gabim, ne do të mbrojmë njerëzit tanë, ne do të mbrojmë sigurinë tonë shpejt dhe me vendosshmëri”, shkruan BBC.