Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Anthony Blinken, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka thënë se lufta në Kosovë është fituar sepse aleanca ishte e bashkuar dhe e fortë.
“Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mos tolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë. Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Më e rëndësishmja, ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës”, ka cituar Sekretari Bliken fjalët e zonjës Albright.
Ai ka falënderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për organizimin e këtij forumi.