Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka realizuar një vizitë tjetër në Ukrainë në mes të një ofensive të re ruse.

Blinken përmes deklarimeve të tij tregoi  bashkëpunimin me Ukrainën duke thënë se “ju nuk jeni vetëm”, sipas raportimit të BBC.

 “Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë jush që nga dita e parë. Ne jemi me ju sot dhe do të qëndrojmë pranë jush”, shtoi ai.

Ndër të tjera Blinken e përgëzoi Ukrainën që nuk e lejoi Rusinë t’i arrijë qëllimet.

“Ju i keni mohuar Putinit qëllimin kryesor – fshirjen e Ukrainës nga harta”, thotë Sekretari amerikan i Shtetit.

Ai shton se Ukraina gjithashtu ia doli të stopojë sulmin e Rusisë ndaj kryeqytetit Kievit, raporton bbc.

Ai vë në dukje se presidenti amerikan, Joe Biden rifilloi dërgesat e municioneve në shtetin ukrainas “brenda një minute” pasi Kongresi miratoi një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh.

Ndryshe, SHBA-të janë ndër vendet kryesore që e ndihmojnë Ukrainën, qysh nga fillimi i invazionit rus që nga 24 shkurti i vitit 2022.

Related Articles