Blinken thotë se NATO’ja ka diskutuar si mund ta ndihmojë të ardhmen euroatlantike të Ballkanit Perëndimor

Blinken thotë se NATO’ja ka diskutuar si mund ta ndihmojë të ardhmen euroatlantike të Ballkanit Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se në takimin e minsitrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt dje e sot në Bruksel është diskutuar edhe se si të ndihmohet Ballkani Perëndimor për një të ardhme euroatlantike.

“Aleanca e NATO-s është e bashkuar”, shkroi Blinken në X, duke shtuar se kanë folur për shumë tema.

“Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”.

Në takimin që filloi të martën, ministrat e Jashtëm të NATO-s në agjendë patën edhe Ballkanin Perëndimor dhe më në vëmendje Kosovën dhe Bosnjën për shkak të tensioneve të rritura.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dje para gazetarëve tha se Aleanca do të bëjë çfarëdo që nevojitet për të siguruar stabilitet në këtë rajon, duke thënë se paqja e Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme për gjithë Europën dhe vetë NATO-n.

Related Articles