Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Tel Aviv për të 11-ën herë që nga nisja e luftës në Gaza, duke synuar arritjen e një marrëveshjeje paqeje në rajon.
Pavarësisht përpjekjeve të mëparshme të pasuksesshme dhe përshkallëzimit të konfliktit në Liban, Blinken është optimist pas eliminimit të kreut të Hamasit, Jahja Sinwuar, nga forcat izraelite, transmeton Gazeta Enigma.
Gjatë kësaj vizite, Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe do të vijojë më tej në Jordani, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkohë, Netanjahu po përballet me tensione në disa fronte, përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun, dhe po shqyrton një përgjigje të mundshme ndaj raketave të lëshuara nga Irani.
Ushtria izraelite akuzon Iranin si burimin kryesor të financimit të Hezbollahut. Admirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, pretendon se inteligjenca ka zbuluar një bunker të fshehtë me para dhe ar nën një spital në jug të Bejrutit, që i përkiste ish-udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah./GazetaEnigma/