Një dokument i publikuar ekskluzivisht në Debat Plus zbulon një letër që Nazim Bllaca i ka dërguar ish-kryeministrit Hashim Thaçi, në të cilën kërkon statusin e invalidit të luftës dhe shpreh pakënaqësinë e tij për mospranimin e këtij statusi nga institucionet.
Letra përmban edhe tone shantazhuese dhe përmendje të drejtpërdrejta të zyrtarëve të lartë të UÇK-së dhe të qeverisë së pasluftës.
“Une pask qen dashte te plagosem ne ndonje atentat kunder zyrtarve te LDK-se psh. Tek Adem Salihaj , Ismet Arifi apo tek Ali Sadriu dhe besoj se do të ma kishin pranuar statutin e invalidit mirpo ju jeni te shanatazhuar nga Driton Hajdari duke ju kercnuar ai se nese nuk ma jepni satutin e invalidit te luftes do te ju lajmeroi tek organet hetues per krimet e pasluftes. Dallimi mes meje dhe ish shokut tim eshte se ai eshte plagosur në një atentar kunder një zyrtari të LDK-se pas lufte ndersa une jam plagosur gjat lufte me 09 tetor 1998 ora 23:45”, shkruante Bllaca.
Në pjesën e fundit të letrës, Bllaca i drejtohet Thaçit me tone kërcënuese, duke i kujtuar atij për një porosi që i ishte dërguar në nëntor të vitit 2009 lidhur me publikimin e një CD-je.
“I nderuari z.krymininister Thaqi e kuptoj se kush eshte kryetar I komisionit per verifikimin e ish ushtartve te UÇK-së [Azem Syla] , e kuptoj kush e mashtroi buxhetin e Kosoves me mbi 20 mij euro qe ia dhat statutin e invalidit Driton Hajdarit. I nderuari kryeminister une ju ka shpallur lufte individve mirpo ju po I paraprini zgjerimit te akuzave siç edhe me keni derguar porosi ne nentor te vitit 2009 lidhur me publikimin e cd pak dite para se te publikohej cd ime. z,kryeminister Bllaca do te pres deri sa në zyhren tende do te vie nje kryeminister tjeter e qe besoj se do të ma njoh statutin e invalidit kuptohet vetem mbi bazen e provave”, shkruante më tej Bllaca.