Qytetarët që banojnë pranë stadiumit të qytetit në Podujevë janë duke pasur problem me kanalizimet në atë zonë.
Sipas tyre, përgjegjës për këtë është vetë ekipi “FC Llapi”, i cili po hedh fanellat dhe veshjet sportive të skuadrës, në kanalizim.
Në videon e dërguar shihet se si kanalizimi buzë stadiumit është i rrethuar me fanella të ndotura të Llapit, të cilat po bllokojnë gypat e ujërave të zeza.