Policia e Kosovës ka njoftuar për bllokim të rrugës në Graçanicë si pasojë e një proteste të organizuar nga serbët, raporton Gazeta Enigma.
Qindra qytetarë janë të obliguar t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së një proteste të paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që udhëtojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë do të ketë ndërprerje (bllokim) të përkohshme të qarkullimit të trafikut, deri në përfundim të protestës.
Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve duke ju kërkuar që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim.
Gazeta Enigma sjell pamje nga vendi ngjarjes: