Sallat e reja operative të Klinikës së Ortopedisë në QKUK punën e nisën të shtunën gjatë kujdestarisë.
Veçse zyrtarisht u njoftua se të hënën blloku operativ i ri i Ortopedisë është lëshuar në funksion. Madje pati edhe një mini-festë dhe ëmbëlsirë.
Megjithëkëtë sipas disa burimeve brenda Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ky aneks i ri ende nuk ka pranim teknik dhe nuk kanë hasur në ndonjë kërkesë nga ana e QKUK-së për këtë punë, njofton Klan Kosova.
Sallat u lëshuan në funksion edhe pa inspektimin tekniko-sanitar dhe rrjedhimisht edhe pa pëlqimin e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës, derisa QKUK ende nuk e ka kompletuar aplikacionin.
Lidhur më këto ShSKUK nuk është përgjigjur në këtë të martë.
Nga AUV theksojnë se nuk duan ta paragjykojnë epilogun sanitar, veçse pavarësisht të gjeturave, do të veprohet.
Ndërkaq sallat e vjetra kanë qenë në kushte të vështira, mirëpo edhe në këto të rejat gjatë të hënës disa burime kanë treguar se kanë pasur telashe teknike, me dritën gjatë operacionit.
Përndryshe, katër sallat e reja janë të vetmet në QKUK që oksigjenin e kanë me bombola dhe jo me gaz të lëngshëm.
VIDEO: