Tre shtetas rusë u arrestuan nga policia një ditë më parë pasi tentuan të hyjnë në një zonë të ndaluar ushtarake, dhe më pas sulmuan ushtarët që e ruanin.
Ministria e Mbrojtjes pritet të dalë një konferencë për mediat për të sqaruar më mirë ngjarjen që ngjalli reagime të shumta për cenim të sigurisë kombëtare.
Po kush janë 3 shtetasit e huaj të arrestuar një ditë parë dhe a janë ata vërtetë spiunë apo vetëm blogerë dhe fotografë?
Nga një vëzhgim në rrjetet sociale tre profile të ndryshme kanë postuar dje foto nga një vend ushtarak, por nuk dihet a janë bërë në uzinën e Gramshit. Janë tre profile të ndryshe, dy shtetas rusë dhe 1 ukrainas që lidhen me njeri-tjetrin.
Njëri është Cyandium, inxhinier softueresh nga Ukraina. Në Instagram dallohet menjëherë se është fotograf i pasionuar pas vendeve ushtarake të braktisura, është pronari i automjetet me të cilin janë afruar në uzinë.
Dje ai ka etiketuar dy shtetasit e tjerë në profil, një është Lana Sator, blogere dhe fotografe e zonave ushtarake të braktisura. Emri që është dhënë nga policia është për një shtetase të quajtur Svetlana, cka shtojnë dyshimet se mund të jetë i njëjti person.
Profili i tretë është me pseudonim, indust ninja; është personi që ka bërë fotografitë. Është personi i veshur me pantallona të shkurta, çantë shpine, mund të jetë 24-vjecari Michail Zoron, i arrestuar nga policia./euronews.al