Bogujevci ia ndal fjalën ministres Haxhiu

Bogujevci ia ndal fjalën ministres Haxhiu

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ia ka ndalur fjalën minsitres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, teksa kjo e fundit po fliste nga foltorja.

Bogujevci ia ndali fjalën pasi Haxhiu filloi të komentojë fjalën e deputetit Hisen Berisha.

Bogujevci i kërkoi regjisë t’ia ndërpresë fjalën, teksa Haxhiu vazhdoi të fliste.

“Më lejoni të përgjigjem gjegjësisht ndaj komentit të deputetit Hisen Berisha. Nënkryetare e Kuvendit, të lutem! Nuk është e drejtë që në Kuvendin e Kosovës të ketë manipulime, deputeti Hisen Berisha i ka bërë dy pyetje, por i ka tërhequr, unë e kam edhe letrën që e ka dërguar, dhe në të cilën thekson se i tërheq pyetjet, andaj unë nuk kam faj që deputetët e opozitës i bien pishman”, ka thënë Haxhiu.

E derisa ministrja fliste, Bogujevci thoshte” “Zonja, Haxhiu, të lutem duhet vetëm pyetjes t’i përgjigjesh. Zonja Haxhiu nuk kemi të drejtë të komentoni, regjia ju lutem ia ndalni fjalën”, ka thënë Bogujevci.

Pasi ndodhi kjo, u pa një diskutim verbal mes dyshes, me mikrofona të ndalur. Haxhiu më pas doli nga salla e Kuvendit.

Të dy akteret vijnë nga e njëjta parti, LVV. /Gazeta Enigma

Related Articles