Bogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë

Bogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë

Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Eman Rrahmanit, i cili tha se është kundër ligjit për riprodhim pasi sipas tij cenohet familja.

Deputetja e VV-së, Bogujevci, tha se ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

“E mora fjalën vetëm për t’i sqaru disa gjërë pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm. E kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim t’a jetojmë ne jetën tonë, dicka që nuk parashihet me pjesën e burrave”, u shpreh ajo.

“Unë dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dasht të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktuar. Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi cfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determinu një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë”, përfundoi ajo.

Related Articles