‘Boks’ në Parlamentin italian, deputetët përleshen për ligjin e kontestuar

‘Boks’ në Parlamentin italian, deputetët përleshen për ligjin e kontestuar

Një përleshje u verifikua në Parlamentin e Italisë gjatë votimit të ligjit të kontestuar të qeverisë që do t’i japë rajoneve të vendit më shumë autonomi.

Leonardo Dono, anëtar i Lëvizjes 5 Yjet në opozitë, i dorëzoi flamurin e Italisë ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Kalderoli gjatë debatit.

Ndërsa dy punonjës të Parlamentit u përpoqën të ndalonin deputetin Dono, ligjvënës nga radhët e partive Liga dhe Vëllezërit e Italisë iu bashkuan përplasjes fizike.

Pas sherrit, Dono u shoqërua jashtë Parlamentit me një karrige me rrota nga stafi mjekësor.

Video:

Related Articles