Boksieri shqiptar Florian Marku sot zhvillon meçin ndaj meksikanit në “Air Albania”

Boksieri shqiptar Florian Marku sot zhvillon meçin ndaj meksikanit në “Air Albania”

Mbrëmja e sotme i takon boksierit të mirënjohur shqiptar, Florian Marku.

Marku do të përballet me meksikanin Miguel Parra Ramirez, në një ndeshje boksi që premton spektakël dhe adrenalinë.

Meçi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Seria e ndeshjeve nis nga ora 18:00, derisa në fund do të jetë “ajka” – përballja e shqiptarit.

May be an image of 2 people and text that says '+ BOXXER MARKU VS MIGUEL PARRA WBC SILVER INTERIM TITLE 25 AUG AIR ALBANIA STADIUM TIRANA, ALBANIA BOXXER.COM WBC UNI Blinibileta. com UBSH poweredby tirana BASHKIA AIR STADIUM'

Marku në karrierën e tij si boksier profesionist ka 11 fitore dhe një barazim, derisa nuk di për humbje.

29-vjeçari sfidën e fundit e zhvilloi në muajin prill në Newcastle ku arriti ta mposhtë Chris Jenkins.

Kurse, meksikani Ramirez ka 21 fitore, dy humbje dhe një barazim në karrierën e tij.

Sfidën e fundit, 29-vjeçari e zhvilloi në muajin korrik ku e mposhti Adalberto Borquez Covarrubias

Related Articles