Boksieri nga Tirana Alban Bermeta e nokautoi mbrëmë kampionin bullgar Mario Vergiev.
Shqiptari e mposhti kundërshtarin në eventin e madh të boksit në Angli.
33-vjeçari fitoi në raundin e katërt, ndërsa meçi kishte tetë sosh.
Ai mbrëmë grumbulloi 14 fitore me nokaut, ndërsa gjithsej i ka 18 duele të fituara, një barazim dhe asnjë humbje.
Pas fitores, Bermeta, i cili ka debutuar në boksin profesional më 25 mars 2018, ka falënderuar organizatorët dhe diasporën shqiptare që erdhën në përkrahje të tij.
“Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë njerëz nga vendi im, pasi është hera e parë për mua që boksoj në një prej arenave më të famshme në botë. Arrita ta mposhtja kundërshtarin, sepse e godita shumë nga pjesa brezit nga barku që e bëri të zbulohej dhe më pas ta hidhja”, tha ai për mediat britanike.