Trajneri i boksit, Lionel Elika Fatupaito, ka vdekur në Paris në moshën 60-vjeçare.
Ai kishte shkuar për ta shoqëruar boksierin e vetëm nga Ishujt Samoa në këtë edicion të lojërave olimpike, Ato Poldizcki – Faogalin.
Vdekja e trajnerit të tij erdhi pak orë para se ai të garonte kundër boksierit belg, Victor Schelstraete.
Tre vjet më parë, në Olimpiadën e Tokios, Poldizckit tragjikisht i kishte vdekur nëna.