Ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare nën Donald Trumpin, John Bolton, ka thënë në një intervistë se presidenti rus Vladimir Putin po priste që Trumpi të fitonte një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe ish-presidenti amerikan ta largonte SHBA-në nga NATO, përpara se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës.
Kjo nuk ndodhi, dhe Ukraina tani është pushtuar gjithsesi. Megjithëse, Putini priti më shumë se një vit [si një Trumpist fanatikë, se Trumpi do të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve dhe do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë]. Kjo duket e çuditshme, por duhet të përmendet, shkruan The Guardian.
“Unë, Pompeo dhe Esper ishim të tmerruar nga mënyra se si Trumpi e trajtoi Ukrainën. Unë besoj se Trumpi do ta tërhiqte SHBA-në nga NATO në mandatin e tij të dytë dhe kjo është ajo që Putini priste përpara se të vazhdonte me planet për pushtimin e Ukrainës”, ka thënë Bolton.