“Bomba” e mbrëmjes: Pep Guardiola konfirmon largimin nga City në fund të edicionit

“Bomba” e mbrëmjes: Pep Guardiola konfirmon largimin nga City në fund të edicionit

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City në fund të edicionit.

Strategu spanjoll në një intervistë për “ESPN Brasil” ka thënë se hapi i radhës është të drejtojë një përfaqësuese.

“Pas shtatë vjetëve te Manchester City, mendoj se është koha të kem një pauzë, të ndalem për një kohë, të shohim çfarë kemi bërë, të rishikiojmë inspirimet. Dhe, në këtë proces, do të doja të drejtoja një përfaqësuese, të Amerikës së Jugut apo Evropiane, të luajë në Copa America, dua të përjetoj këtë”, ka thënë Guardiola.

Ai është pyetur nëse e sheh veten trajner të Kombëtares braziliane, por kjo ishte përgjigjja e tij.

“Përfaqësuesja është hap tjetër. Është hapi i tjetër. Për të drejtuar Brazilin, besoj se përfaqësuesen e Brazilit gjithmonë do ta drejtojë një brazilian, nuk shoh një të huaj në skuadra si Brazili”, shtoi ai

Related Articles