La Liga, Sevila ‘Bomba’ e Rakitic ndaj Atletico Madridit, gol që komentohet gjatë

La Liga, Sevila ‘Bomba’ e Rakitic ndaj Atletico Madridit, gol që komentohet gjatë

Mesfushori i Sevillas, Ivan Rakitic ka shënuar një supergol nga një distancë e madhe në ndeshjen e La Ligas ndaj Atletico Madridit, duke u vlerësuar me plotë meritë lojtar i ndeshjes.

Sevilla është nikoqire e Atleticos në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga, ku pjesa e parë u mbyll baras 1-1.

Golat në 45 minutat e parë u shënuan nga kroati Rakitic (7’) për vendasit dhe Felipe (33’) për mysafirët. Ndërsa golin e tretë në ndeshje, atë të fitores për Sevilan e shënoi në fund Lucas Ocampos për epilogun përfundimtar 2:1.

Megjithatë, goli i parë i ndeshjes i shënuar nga mesfushori veteran Rakitic, ka pushtuar të gjitha mediat sociale dhe i ka bërë të gjithë të flasin për të.

Rakitic ka shënuar një supergol nga një distancë mbi 30 metra për ta dërguar ekipin e tij në epërsi 1-0.

Pamje nga goli i tretë në ndeshje, ai i fitores për Sevilan

Goditja e kroatit ishte sikurse një ‘raketë’ e lansuar nga toka me një shpejtësi marramendëse.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mesfushori kroat, Rakitic, i cili pas golit dhe paraqitjes së mirë u notua me 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Atleticos, Jan Oblak që u vlerësua me notë 6.0.

Notat e Sevilas, Rakitiç 8.1
Notat e Athletico Madrid

Related Articles