Një bombë ka shpërthyer pranë një zyre policie në jugperëndim të Pakistanit.
Si pasojë tre persona humbën jetën, dy fëmijë dhe një grua, ndërsa 15 të tjerë u plagosën, njoftojnë autoritetet.
Aktualisht rasti është duke u hetuar, tha një zyrtar i policisë, Mujirbur Rehman.
Në mesin e të plagosurve ka edhe policë dhe kalimtarë të rastit të cilët aktualisht gjenden të shtrirë në spital dhe janë në gjendje kritike, njofton Washington Post, përcjellë Gazeta Enigma.
Për rastin nuk ka marrë askush përgjegjësinë derisa dyshimet bien mbi grupet separatiste që kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve në muajt e fundit. /Gazeta Enigma