Bora deri në 30 cm në Korçë, bllokohen disa rrugë dhe disa fshatra mbesin pa energji

Bora deri në 30 cm në Korçë, bllokohen disa rrugë dhe disa fshatra mbesin pa energji

Reshjet e shumta të dëborës që kanë përfshirë juglindjen e Shqipërisë kanë krijuar një situatë të vështirë, duke shkaktuar bllokime të rrugëve dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona.

Trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm në lartësitë mbi 800 metra, duke krijuar probleme serioze për qarkullimin e mjeteve.

Një nga zonat më të prekura ka qenë Korça, ku në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm, veçanërisht në majën e Bigllës.

Related Articles